Kandidati i vetëshpallur për President, Sazan Guri, është surprizuar në emisionin “Zonë e Lirë”, pasi e telefonoi shoqja e një mikeshës së tij.
Ajo i tha se ishte shoqja e Arianës dhe quhej Klodi, ndërsa me profesion ishte punonëse policie. Sipas saj, Sazan Guri nuk kishte ndryshuar afre, pavarësisht viteve.
“Jam shoqja e Arianës, Klodi, nga policiia. Po të ndiqja, por si s’paske ndryshuar fare”, u shpreh ajo.
Ndërkohë aktivisti sqaroi se e njihte telefonuesen. “Është shoqja e një shoqes. Një grup që studionim biologji. I kam patur shoqe klase”, tha ai.
Kujtojmë që Sazan Guri ka shpallur kandidaturën për postin e Presidentit të Republikës.