Ky është realiteti në të cilin jetojnë mbi 20 familje rome vetëm pak metra nga rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Rruga është e pashtruar dhe gjatë natës mungon ndriçimi.
"Natën nuk dalim dot ose me telefona."
Shqetësimi më i madh i banorëve janë mbeturinat e hedhura në rrugë dhe në përroin që kalon shumë pranë barakave të romëve.
Edhe pse kanë kërkuar disa herë vendosjen e kontenierëve deri tani nuk është marrë asnjë masë.
"Paguajmë ndriçim, gjelbërim, të gjitha i paguajmë por asgjë nuk kemi."
Ujërat e zeza derdhen në rrugë dhe familjet që jetojnë aty i kanë humbur shpresat se bashkia do të ndërhyjë në këtë situatë.
"Nuk vjen njeri të hedhë dorë këtu, të rregullojë rrugën."
Kushtet e vështira të jetesës janë bërë pengesë që fëmijët e këtij komuniteti të arsimohen.
"Duan kushte."
Premtimet kanë qenë të shumta por kjo zonë është lënë në harresë totale, duke mos siguruar as kushtet minimale të jetesës.