Berisha uron Macron: Fitore e madhe për Francën dhe Europën

Shqipëria

Berisha uron Macron: Fitore e madhe për Francën dhe Europën

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:46
Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka uruar presidentin e Francës, Emanuel Macron për fitoren e zgjedhjeve në Francë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shprehet se rizgjedhja e Macron në krye të shtetit është një fitore për Francën dhe Europën, ndërsa e cilësoi rivalen e tij Marine Le Pen, si një ekstremiste pro Putin.

Postimi i Sali Berishës:

Rizgjedhja e Presidentit Makron, nje fitore per Francen dhe Europen!

Te dashur miq, ne zgjedhjet presidenciale te Frances presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat te dyte.

 Kjo ishte nje fitore e madhe per Francen dhe mbare Europen. Rivalja e tij Marine LePen ishte nje ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe.

 Ndaj dhe ti urojme suksese Presidentit Macron ne te mire te Frances dhe Bashkimit Europian. sb

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat