Ka përfunduar procesi zgjedhor i mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit në degën e Mirditës.
Pas numërimit të fletëvotimeve fitues i garës rezulton Albert Melysh.
Procesi zgjedhur është mbyllur gjithashtu dhe në degën e Peqinit, ku Komisioni i Rithemelimit njofton se fitues është Mustafa Pashja me 50.6 % të votave
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.