Kishin mbushur 3 automjete me emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas nga Kosova në Korçë

Shqipëria

Kishin mbushur 3 automjete me emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas nga Kosova në Korçë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar 3 shtetas nga Kosova të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

Sipas bluve të Korçës, pas finalizimit të operacionit "Perimetri" u arrestuan  R. F., 34 vjeç; M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë.

"Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete tip "Audi" dhe 1 automjet tip "Volkswagen", 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit", informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat