​28 raste të reja me koronavirus sot në Shqipëri

Shqipëria

​28 raste të reja me koronavirus sot në Shqipëri

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 28 raste të reja me COVID-19 nga 1.086 testime dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 16 në Tiranë, 2 në Patos, Lushnje, Mallakastër, Sarandë, Gramsh, 1 në Vlorë, Dimal. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Janë 336 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin ndërsa janë shëruar 114 qytetarë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 274.862 raste me koronavirus, 271.030 janë shëruar, 336 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.496 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat