Operacionet kundër trafikut të drogës në Tiranë, prokurorja Elisabeta Imeraj: Do godasim në këto dy drejtime

Shqipëria

Operacionet kundër trafikut të drogës në Tiranë, prokurorja Elisabeta Imeraj: Do godasim në këto dy drejtime

Më: 26 prill 2022 Në ora: 20:07
Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj

Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj në konferencën për shtyp nga drejtoria e policisë së Tiranës deklaroi se do të vijojë bashkëpunimi me blutë kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Ajo u shpreh se do të jetë dy prioritetet e drejtësisë, e para evidentimi i subjekteve që sjellin lëndë narkotike nga jashtë vendit me qëllim trafikimin e saj dhe ndjekja e tyre që ushtrojnë veprimtarinë e shpërndarjes në Tiranë.

“Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë në luftën kundër narkotikëve ka kryer veprimet e duhura për evidentimin e autorëve dhe kapjen e sasisë së lëndës narkotike.

Prioritet mbetet puna jo vetëm në evidentimin e subjekteve që sjellin lëndë narkotike nga jashtë shtetit dhe atyre që ushtrojnë veprimtarinë e shpërndarjes në Tiranës. Prokuroria në bashkëpunim me policinë e Tiranës janë në bashkëpunim”, deklaroi Imeraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat