Një konflikt fizik ka ndodhur mes dy femrave në Tiranë, ku njëra prej tyre është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, janë referuar materialet në Prokuror dhe po punohet për kapjen e një 19-vjeçareje, pasi është konfliktuar fizikisht me një 46-vjeçare dhe i ka vjedhur asaj telefonin dhe një shumë parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë proceduan penalisht shtetasen J. H., 19 vjeçe, banuese në rrugën “Pjetër Budi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Pasi dyshohet ka tërhequr disa shuma parash në bankomat, me kartën bankare të shtetases R. G., 20 vjeçe”, thuhet ne njoftimin e policisë.