Ndjekje si nëpër filma nga policia e Elbasanit ndaj një automjeti tip Opel.
Korespondenti i Panorama bën me dije se mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi në aksin Elbasan-Metalurgji ku i është bërë me shenjë që të ndalojë.
Edhe pse policia i është vënë nga pas, automjeti ka mundur t’i shpëtojë dy pikave të ngritura si nga policia e rendit ashtu dhe nga ajo Rrugore.
Mësohet se makina është nisur në drejtim të Tiranës dhe aktualisht është njoftuar policia e kryeqytetit për të vijuar ndjekjen e këtij mjeti.