Analisti Shpëtim Nazarko, e cilëson si gabim të karakterit të rëndë strategjik, nëse Shqipëria do ta ndante veten nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit.
Ai është i bindur se nuk është Shqipëria më e rëndësishme se Maqedonia, për shkak të pozicionit të saj gjeografik.
“Shqipëria duhet të bëjë të kundërtën e saj, Ramën nuk do e lënë të tjerët por dhe vetë do e kuptoj që nuk duhet ta veçoj Shqipërinë nga Maqedonia. Ne bashkë me Maqedoninë, vetoja bullgare është rezultat i politikës ruse, i cili e shikon Bullgarinë si pikë strategjike për të realizuar qëllimet e saj. Besoj që politika e Shqipërisë do të bënte gabim fatal nëse do e ekspozonte që të ndante Shqipërinë nga Maqedonia.
Në momentin që po bëhet luftë dhe po duken kambanat e politikës së vjetër, e pamë rëndësinë. Ne kemi detyrim që të mos kërkojmë asnjëherë disekuilibrin e Maqedonisë, e kemi detyrim shtetëror se kemi 30% shqiptarë atje. Shqipëria është e detyruar që të rrinë krahë Maqedonisë, se që të dalësh në korridoret e mëdha botërore, duhet të kalosh nga Maqedonia. Ne kemi mungesë strategjie dhe korrupsion të lartë, ata kanë strategji dhe korrupsion po si tek ne.”, tha ai.