Makina e një polici në Shkodër është djegur mbrëmjen e 27 prillit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale.
Oficeri i policisë Dritan Turhani e kishte parkuar makinën pranë banesës së tij në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës.
Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes. Janë të paqarta arsyet e djegies së makinës ndërsa dyshohet se është një ngjarje e qëllimshme.
Oficeri Turhani ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd ndërsa policia dyshon se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të detyrës.