Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi është vënë në siklet nga pyetja e një gazetareje shqiptare, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, sa i takon çeljes së negociatave.
Varhelyi është pyetur nëse Bashkimi Europian po tallet me shqiptarët, pasi për vite me radhë tashmë shprehen se vendi ynë është gati të nisë procesin e negociatave për anëtarësim, por nga ana tjetër votojnë kundër.
Varhelyi tha se në këtë rast, është BE që po tallet me veten, sepse nuk po vendos dot.
Pyetje: A duhet të ndihen shqiptarët të tallur? Ju rekomandoni të happen negociatat, Këshilli vijon t’i shtyjë. A e mbështesni ndarjen nga Maqedonia e Veriut?
Oliver Varhelyi: Është një situatë serioze, dhe pyetja është serioze. Nëse do t’ju pyesja, nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri. Nëse ne nuk vendosim për këtë, është BE-ja ajo që po tallet me veten, sepse nuk vendos dot. Ne promovojmë arritjet e vendeve, dhe në momentin që ndodh kjo, ne e propozojmë por vendimin nuk e kemi ne në dorë.