Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje këtë të enjte në kujtim të viktimave të masakrës së Mejes në Gjakovë
377 burra dhe fëmijë u vranë nga forcat serbe më 27 prill të vitit 1999 në fshatin Meja pranë Gjakovës.
Civilët u nxorën me forcë në atë kohë, nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli ndërsa familjet e tyre u lejuan të vazhdonin rrugën për në Shqipëri.
Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës në Kosovë, ndërsa edhe sot vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur dhe të tjerët dyshohet se janë varrosur në varreza masive.
Në kujtim dhe në respekt të viktimave dhe familjeve të tyre kuvendi shqiptar mbajti një minutë heshtje
Heshtja solemne u iniciua nga deputeti i PD Tritan Shehu, i cili deklaroi se do të paraqesë edhe një rezolutë
Në Kosovë vazhdojnë ende kërkimet për mijëra pesona të zhdukur gjatë luftës me Serbinë. Madje për këtë është krijuar edhe një komision i posaçme.