Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit në lumin Lanë.
Policia në informacionin zyrtar ka bërë me dije se janë dëmtuar dy pasagjerët e automjetit që është zënë poshtë nga autobusi që kanë rënë lumin Lana.
“Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.