Berisha në Kuvend, Basha në Delvinë me demokratët: Kemi lënë gjurmë të thella

Shqipëria

Berisha në Kuvend, Basha në Delvinë me demokratët: Kemi lënë gjurmë të thella

Më: 30 prill 2022 Në ora: 20:18
Lulzim Basha

Teksa ish lideri opozitar Sali Berisha zhvillonte Kuvendin Kombëtar të grupit të përkohshëm të Rithemelimit ditën e sotme, Lulzim Basha ka kryer një takim me demokratët e Delvinës në një kafe të qytetit.

Basha gjatë takimit shprehu mirënjohjen më të thellë për 547 anëtarët e degës, dhe 2000 qytetarët e Delvinës që votëbesuan Partinë Demokratike.

Basha shprehu gatishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori. Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale.

“Delvina është një djep i mendimit dhe veprimit politik të djathë historik shqiptar. Mendoj se ka lënë gjurmë, jo të cekëta por të thella që janë frymëzuese për gjithë Shqipërinë.”– tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat