Një emigrant shqiptar është plagosur ka qenë duke punuar në një fermë në provincën e Pordenones, në Itali.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është qëlluar me thikë në bark mëngjesin e sotëm dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai është shpëtuar nga punëdhënësi, i cili e ka dërguar me urgjencë në spital.
Tashmë ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Karabinierët kanë vënë në pranga autorin e plagosjes, por shkaku nuk dihet ende.
Autori akuzohet për tentativë vrasje.