Zelensky iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë – Rama: Historinë tuaj e kemi përjetuar, me Kosovën jemi krahë jush

Shqipëria

Zelensky iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë – Rama: Historinë tuaj e kemi përjetuar, me Kosovën jemi krahë jush

Më: 3 maj 2022 Në ora: 07:44 Përditësuar në ora: 15:27 më 03.05.2022
Edi Rama

Ky është fjalimi i plotë i Zelensky-t në Kuvendin e Shqipërisë

Fjala e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, drejtpërdrejt nga Kievi:

Zonja Kryetare e Kuvendit

Shkëlqesia juaj Kryeministër,

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Populli i Shqipërisë,

Dje myslimanët në mbarë botën festuan Fiter Bajramin që shënjon fundin e Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit për Islamin. Ju përgëzoj për këtë festë, ju uroj atë që të gjithë ukrainasit sot iu urojnë njëri tjetrit, paqe!

 

Gjatë këtij muaji, myslimanët ukrainas, e gjithë shoqëria jonë nuk kanë patur asnjë gjë të vetme, kështu ne jetojmë që nga 24 shkurti.

Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona me artileri, me aviona, nuk kursen raketat. Në qytetin tonë me të madh në lindje të vendit në  Kharkiv, 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë.

Bëhet fjale për 2500 shtëpi te shkatërruara. Predhat ruse u dëmtuan, garantimet vazhdojnë, duke folur për Mariupol që u shkatërrua plotësisht. Nuk ka ndërtesa te pashkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni! Është një qytet me gjysmë milionë, i cili ka qenë i rrethuar nga ushtria ruse që nga fillimi majit duke mos lejuar as ujin, as ushqimin, as ilaçet. Nuk kanë ndaluar duke bombarduar. Është gati një qytet plotësisht i djegur, por kështu merret çdolloj fshati apo qyteti dhe skenat, duke patur reagimet e pushtuesve rusë do të jenë të njëjta, rreth shkatërrumit dhe vrasjes, rreth skenave të terrorizmit, rreth skenave të zhvendosjes me forcë në Rusi, të plaçkitjes totale të gjithçkaje në territoret e pushtuara.

Të moshuarit i mbijetuan dy pushtimeve përgjatë Luftës së Dytë Botërore në pushtimin nazist dhe pushtimin aktual nga ushtria ruse, thonë se nuk kanë parë mizori të tilla 50 vjet më parë.

Tani ata po shikojnë ushtrinë ruse që gjuan fëmijët në fytyre. Tani ata shikojnë njerëz të zakonshëm, fshatarë, të cilët janë zënë robër dhe janë detyruar ditë e natë te shtriheshin në tokë në temperatura nën zero. Rezulton se ushtria ruse ka një metodë të veçantë të luftimit në sezone të ftohta, detyrohen të mbledhin ujë në këpucë te veshin këpucët dhe kështu të rrinë të shtrirë në tokë.

Në zonat e çliruara nga ushtria ruse, ne gjejmë vazhdimisht mbetje të trupave të njerëzve të torturuar, njerëz me duar të lidhura me gjurmë të shtënash në krah, në këmbë, me brinjë të thyera dhe disa prej tyre të shtënë në pjesën e prapme të kokës. Shpeshherë, pushtuesit nuk i lejojnë as të varrosin trupat e vrarë. Trupat gjenden në pyje, në bodrume.

Ne kohën kur u tërhoqën nga tokat tona, ushtria ruse la të vdekur shumë njerëz në rrugë. Ushtrisë ruse iu kërkua, të paktën, të pushonte zjarret në Pashkën ortodokse, u kërkua të pushonte zjarret, por nuk i është përgjigjur.

Rusia gjithashtu ka injoruar shënjtërinë e muajit të Ramazanit. Mendoni vetë, 56 objekte fetare u shkatërruan ose u dëmtuan nga armatimet, kishat, xhamitë, shtëpitë e kultit.

Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë asnjë objekt të kishës, as edhe objektet e kishës ruse nga armatimet e kësaj. Këtu flitet për një thyerje komplet e moralit. Kjo është humbje e moralit dhe vlerave universale, mosnjohje e plotë e jetesës si vlerë. Ata nuk duan të ndalojnë në sulmet e tyre. Një përpjekje për të ringjallur tiraninë në nivelin më të keq të parë ndonjëherë në shekullin e XX-të.

Unë i jam mirënjohës kombit që po e lufton këtë tirani, bashkë me mua sepse vetëm ne e ndalojmë Rusinë, në Ukrainë. Ne do jemi në gjendje të shpëtojmë ata nga ajo që populli juaj duhet ta dijë më mirë.

Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbështesni. Ju jeni padyshim në anën e lirisë dhe të së vërtetës, Faleminderit!

Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën për t’u kujdesur ndaj njerëzve tanë, ndaj fëmijëve tanë veçanërisht. Ky qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës në kohë të vështira për ne, më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare, jeta e të cilës është kthyer në simbolin e humanizmit për mbarë botën. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme mund të mposhtin të keqen.

Unë besoj se duke punuar me gjithë europianët në këtë mënyrë, në përpjekjet tona të mira të përditshme, ne do të jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të filluar nga Rusia, por do jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen nga përsëritja e një kërcënimi të tillë.

Në paketën e gjashtë të sanksioneve që po diskutohet në Bashkimin Europian, ne duhet të këmbëngulim që të përfshijë embargon e naftës. Bankat ruse duhen zhdukur përfundimisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht lidhja me Rusinë sepse në mos sot, atëherë nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë, kur të dëshirojë nga ju koncensione ose lidhje politike. Ju duhet t’ia hiqni këtë mundësi Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj të mbyllni portat për anijet ruse, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush erdhi tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj.

I jam mirënjohës Shqipërisë për bashkëpunimin e saj në platformën e Kombeve të Bashkuara.

Duhet të bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për të sponsorizuar. Nëse ajo shkel kartën e OKB-së, kërcënon sigurinë ushqimore të botës , shkatërron paqen në botë. Rusia nuk ka të drejtë të marrë asnjë cent nga Kombet e Bashkuara.

Që nga viti 2014, Rusia pushtoi gadishullin tonë të Krimesë dhe filloi luftën në Donbas, OBK-ja ka blerë mallra dhe shërbime prej saj për të paktën 2 miliardë e gjysmë dollarë. Kjo thjeshtë është e padrejtë, nuk duhet të ndodhë.

Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria u futën në rrugë e demokracisë dhe integrimit europan. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë, së bashku ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Europe të bashkuar.

Unë mendoj se, kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, vota juaj do jetë e dëgjueshme në mbështetjen tonë.

Jam i sigurt që tani, të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë  i vogël kur duhet të jesh i guximshëm dhe dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër dhe përzëmërsi të madhe.

Faleminderit Shqipëri, ju falenderoj për mbështetjen tuaj!

Lavdi Ukrainës!

​Rama i drejtohet Zelenskyt: Historinë tuaj e kemi përjetuar, me Kosovën jemi krahë jush

Kryeministri Edi Rama, pas fjalës së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky në Kuvend, deklaroi se të dy shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova qëndrojë krahë Ukrainës me gjithë çfarë kanë munduar. Ai shtoi se shqiptarët i kuptojnë mizoritë ruse pasi kjo i kishte ndodhur Kosovës dy dekada më parë.

Kryeministri Rama u shpreh se mundësitë ë Shqipërisë janë të vogla për të mbështetur materialisht Ukrainën, por është zëri i saj në tryezën e NATO-s, Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën të thirrur nga Polonia.

Rama: Shqipëria dhe Kosova janë krahë jush

“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainën, jo vetëm ne, po krejt Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar krah jush, me zemër, me mendje, e me çdo gjë kemi mundur. Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina zoti President. Mundësitë tona për t’ju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me madhësinë marramendëse të sfidës suaj”, deklaroi Rama.

Rama shtoi se dhimbjen e ukrainasve i ndihmon të kuptojë rasti i Kosovës, të cilët u përballen me dhunën e spastrimit etnik para 23 vitesh e që gjysmë milioni prej tyre u shpërngulën në Shqipëri.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se sakrificat e popullit ukrainas janë edhe një shërbim i paçmuar që po i bëhet e gjithë botës demokratike.

Rama: Rasti i Kosovës na ndihmon të kuptojmë dhimbjen tuaj

“Edhe pse mizorinë e kësaj lufte nuk mundet ta perceptojë sa e si duhet askush tjetër, përveç popullit ukrainas, më lejoni t’ju them i nderuar president Zelensky, se historia jonë e afërt, kur gjysmë milionë shqiptarë u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik, nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetën strehë në Shqipëri, na ndihmon sidoqoftë të ndjejmë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës. Ndarja e nënave e fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, mobilizimi i vajzave që marrin armët për të rezistuar, qëndresa juaj e palëkundur në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, të gjitha pamjet e dëshmitë e kësaj tragjedie të paimagjinueshme deri ditën e hyrjes së trupave ruse në territorin sovran të Ukrainës, janë përveçse sakrifica ekstreme e një populli liridashës edhe një shërbim i paçmuar, që ju dhe vendi juaj po i bëni të gjithë botës deri dje të përgjumur demokratike”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se ukrainasit që po vijnë sot në Shqipëri për të mbrojtur fëmijët nga lufta, nesër do të rikthehen për të kaluar pushime të gëzuara familjarisht, ashtu siç e kishte dëshiruar edhe Zelensky gjatë një takimi që kishte pasur me kryeministrin kohë më parë.

“Faleminderit Shqipëri!”, Zelensky videomesazh në Kuvend: Dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër më të madhe

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky ka folur para paralemtetit shqiptar.

Zelensky: Jam mirënjohës për Shqipërinë në OKB.  

Duhet të ndalojmë fondet e Rusisë, ajo s ka të drejtë të marrë asnjë cent. OKB ka blerë mallra rreth 2.4 mln $ kjo thjesht nuk është e drejtë. Ne nuk devijojmë dot nga kjo rrugë, jemi të përkushtuar.

Unë besoj se kur të vijë koha, vota juaj do të jetë në mbështetjen tonë. Dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër më të madhe. Faleminderit Shqipëri. Ju falenderoj për mbështetjen tuaj për miqësinë tuaj

“Mbyllni portet ndaj Rusisë”, Zelensky mesazh në Kuvend: Ju nuk i njihni turistët rusë, një prej tyre mund të jetë vrasës i Buças

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, po jep në këto moment mesazhin e tij drejtur parlamentit të Shqipërisë, i cili është mbledhur në seancë të posacme.

“Duke punuar së bashku, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë nga Rusia.

Edhe pse paketa e 6 e sanskioneve që po diskutohet në BE, bankat ruse duhen shkëputur plotësisht nga sistemi financiar global.

Duhet të kufizohet tregtia me Rusinë, nesër do godasë treguan tuaj kur ajo të dëshirojë. Kufizoni ardhjen e turistëve rusë, mund të jetë një vrasës në Buca, mbyllni portet për Rusinë.” -u shpreh Zelensky.

Rama flet pas fjalës së Zelenskyt: I gjithë kombi ynë, përfshirë edhe Kosovën është rreshtuar krah jush

Pas fjalës së presidentit të Ukrainës në Kuvendin e Shqipërisë, Volodymir Zelensky, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama.

Ai përsëriti dhe një herë mbështetjen në luftën kundër Rusisë.

‘Ky parlament ka nderin të mblidhet dhe tu dëgjojë ju. Nuk shquhet në shpirtin e dakordësisë mes palëve, janë shumë të rralla palët kur kanë rëndë dakord, dhe mbështetja e Ukrainës ndaj pushtuesve ruse janë një nga të paktat rastet kur kemi rëndë dakord të gjithë bashkë. I gjithë kobi ynë përfshirë edhe shtetin shqiptar Kosovës ju kemi mbështetur. Mundësitë tona për tu ardhur në ndihmë janë krejt modeste, por ne kemi besuar se vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë. Më 5 maj Shqipëria do jetë e pranishme në konferencën e ambasadorëve.’- tha Rama.

Rama ka vlerësuar rezistencën e Ukrainës përballë agresionit rus, teksa tha se ata po i bëjnë një ‘shërbim të çmuar botës, deri dje të përgjumur, demokratike’

Ndarja e nënave e fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, qëndresa juaj në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, janë sakrifica ekstreme të një populli liridashës dhe një shërbim i çmuar që po i bëni botës, deri dje të përgjumur, demokratike. Të gjithë e dimë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ku çdo ditë që kalon me tmerret e reja e zgjat shtegun e ngushtë drejt paqes. Sot që në Shqipëri vijnë ukrainas që ikin nga lufta, dëshira juaj që nesër ata të vijën në shtëpitë e dyta për pushime me familjen, do të bëhet realitet. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve të gjithë mbështetjen dhe miqësinë tonë”, tha Rama.

​Zelensky flet në Kuvendin e Shqipërisë: Mbi 600 fëmijë viktima

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua sot Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi, nëpërmjet platformës Zoom.

Zelensky solli në vëmendje vrasjet dhe masakrat ruse në Ukrainë duke kujtuar edhe atë të ditës së djeshme në Odesë.

“Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. Dje si pasojë e një bombardimi raketor mbi qytetin tonë të Odesës, një djalë 14 vjeçar ka humbur jetën. E plagosur ka mbetur dhe një vajzë 17 vjeçare. Çdo ditë kemi një realitet të tillë. Çdo ditë ukrainasit humbasin fëmijë nga sulmet ruse”, u shpreh ai.

Zelensky u shpreh se më shumë se 600 fëmijë kanë rënë viktima të pushtimit rus.

“220 fëmijë u vranë dhe 406 u plagosën. Sot është një ceremoni lamtumire për gazetaren Vera Gyrych, e cila u vra nga një raketë ruse në shtëpinë e saj në kryeqytetin e shtetit tonë, Kiev. Raketa goditi shtëpinë e saj. Një ndërtesë e zakonshme shumë katëshe, e cila ndodhet pranë qendrës së Kievit”, tha Zelensky.

Deputetët duatrokasin fuqishëm e fjalimin e Zelenskyt në Kuvendin e Shqipërisë

Deputetët shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe e kanë duartrokitur fuqishëm fjalimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kuvendin e Shqipërisë.

Zelensky i është adresuar ligjvënësve shqiptarë përmes një videomesazhi.

Ai ka folur për situatën e rëndë në Ukrainë dhe nevojën për më shumë mbështetje humanitare dhe armatime për të luftuar ushtrinë ruse.

Zelensky u drejtohet shqiptarëve, e uron festën e Fitër Bajramit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video-mesazhi po mban fjalim në një seancë të posaçme plenare nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Populli i Shqipërisë dhe myslimanët në mbarë botën dje festuan Fitër Bajramin – i cili shënon fundin e Ramazanit muajit të shenjtë të agjërimit për Islamin. Ju përgëzoj për këtë festë dhe ju uroj atë që të gjithë ukrainasit ia urojnë njëri tjetrit – paqen”, tha ai.

Zelensky tutje tha që gjatë këtij muaji “myslimanët e Ukrainës dhe e  gjithë shoqëria jonë, nuk ka pasë asnjë ditë të vetme të qetë”.

Në linkun e mëposhtëm ndiqeni drejtpërdrejt adresimin e presidentit ukrainas:

​Zelensky sot me video-mesazh nga Kievi për shqiptarët

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë të posaçme plenare, ku pritet që presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky të drejtohet përmes një video- mesazhi nga Kievi

Në urdhrin e firmosur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, seanca është parashikuar të mbahet në orën 11:00.

Kjo do të jetë hera e parë që presidenti i Ukrainës do të flasë në një parlament të Evropës Juglindore.

Që prej fillimit të luftës, Zelensky ka folur në disa parlamente evropiane, ku ka apeluar për më shumë ndihma ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat