Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për konfiskimin e pasurive të familjes së deputetit të PD-së, Kasem Mahmutajt.
Në një konferencë për gazetarët, Berisha thotë se nuk ka asnjë informacion tjetër përveçse asaj që është publikuar në media.
Berisha u shpreh se do e ndjekë këtë proces në vazhdim, teksa e konsideron Prokurorinë e Posaçme si SKAPI i partisë së kryeministrit Rama.
“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar edhe ju. Nuk kam asnjë gjetje tjetër. Por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks menjëherë pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SKAPI është e parties siç e konsideron Rama, ne do ndjekim më vëmendje çdo zhvillim, natyrisht jemi për zbatimin e ligjit. Ne jemi për zbatimin objektiv dhe të paanë të ligjit” – tha Berisha.