Zv. Ministrja e Jashtme e Ukrainës: Mbyllja e porteve shqiptare për anijet ruse është e rëndësishme, ja pse duhet të ndodhë

Shqipëria

Zv. Ministrja e Jashtme e Ukrainës: Mbyllja e porteve shqiptare për anijet ruse është e rëndësishme, ja pse duhet të ndodhë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 22:31
Emine Dzhaparova

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzhaparova përsëriti sërish thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky ndaj Shqipërisë për të mbyllur portet ndaj anijeve ruse.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Dzhaparova ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen dhe qëndrimin e saj ndaj Ukrainës.

Ndër të tjera, zëvendësministrja ka treguar edhe vështirësitë që përjeton larg familjes së saj.

“Është një pyetje e vështirë. Unë jam e ndarë nga fëmijët e mi. Ata janë në një vend më të sigurt. Mënyra e vetme sit ë punoj 24 orë në ditë, është që t’i kem fëmijët në një vend të sigurt. Gjëja e parë që bën kur zgjohem është të kontrolloj telefonin nëse fëmijët e mi kanë qenë online. Për arsye të sigurisë nuk mund të them se kur i kam parë për herë të fundit. Dua të falenderoj për mbështetjen e Shqipërisë ndaj vendit tonë. Mbyllja e porteve shqiptare për anijet ruse është një gjë e rëndësishme që duhet të ndodhi” – tha zv. Ministrja.

Duke folur për negociatat me Rusinë për luftën, zv.ministrja tha se vija e kuqe e Ukrainës është integriteti territorial.

“Siç ka thënë Presidenti, integriteti territorial i Ukrainës nuk mund të negociohet. 93% të popullsisë të Ukrainës mendojnë se ne do fitojmë luftën. Forcat tona të armatosura, dhe qindra mijëra njerëz janë të mobilizuar për të fituar. Ndaj nuk mund të negociojmë integritetin territorial. Ne po negociojmë sigurinë e vendit tonë. Siç ju thashë dhe më parë, integriteti territorial nuk është i negiocueshëm. Ai shtet që diskuton integritetin territorial është i dështuar. Jo vetëm Ukraina. Nuk kishte ndërmjetësim mes të tjerëve. Ngaqë nuk morëm masa në vitin 2014, lufta vijoi edhe këtë vit” – tha Dzhaparova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat