Shqipëria ndihmon Ukrainën me 1 milion euro

Shqipëria

Shqipëria ndihmon Ukrainën me 1 milion euro

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:51
Edi Rama 

Shqipëria kontribuon me 1 milion euro në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën. Lajmi u bë i ditur nga  kryeministri Edi Rama  gjatë konferencës së Donatorëve në Varshavë.

‘Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu.

Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’- tha Rama.

Në nisje të Konferencës së Donatorëve, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe Kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat