SPAK ka dhënë pretencën për personat e arrestuar së bashku me prokurorin e Sarandës Sali Hasa, të cilët akuzohen për ndikim të paligjshëm, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ish-prokurori u arrestua disa muaj më parë me urdhër të SPAK. Hasa ra në pranga pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike.
Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.
Pas pak do të kemi të reja tjera nga kjo ngjarje.