Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço në një intervistë të dhënë për AbcLive ka dhënë detaje në lidhje me lajmin e djeshëm të disa mediave italiane, të cilat publikuan një deklaratë të të penduarit të drejtësisë në lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane, që tregojnë përfshirjen e një ish ministri të Brendshëm shqiptar në grupin e Ndranghetas.
Karamuço në fjalën e tij është shprehur se kjo është hera e dytë që emri i një ministri shqiptar del në këto dokumente si një i përfshirë në këtë rrjet trafikantësh.
“Sot është vënë në lëvizje SPAK për të komunikuar me autoritetet e mafias italiane për të parë periudhën që bëhet fjalë. Është hera e dytë që bëhet fjalë për një ministër, por në këtë rast kemi një të penduar. Kujtojmë se nga një dëshmi e të penduarit Tomas Roboshetës u arrestuan rreth 300 veta në Itali, mbase ky është një rast që ne duhet që të ndjekim shembullin e Italisë dhe pse jo të arrestojmë dhe ne nja 300 veta të përfshira në këto grupe. Ndrangheta ka një numër të madh të ardhurash shifra e të cilave shkon deri në 44 miliardë të ardhura dhe e kanë të lehtë të blejnë këdo. Ne duhet që të ndjekim integritetin e këtyre personave sa mundësi kishte korruptimi i tyre. Edhe belgët që janë nivel i lartë integriteti. paguhen e korruptohen, ndaj çdo dy javë ndërrohen punëtorët e kontenierëve. Edhe në portet e Spanjës, Francës ka boll probleme dhe nuk ka vetëm në Shqipëri”, ka thënë ai.
Gjithashtu profesori ka folur dhe në lidhje me krimin e organizuar që shqiptarët ushtrojnë nga Dubai, ku thekson se ekstradimi i tyre ndodh vetëm në rast të përfshirjes së tyre në terrorizëm dhe jo në veprat e tjera penale.
“Para dy ditësh ka dalë një liste me 17 biznesmenë shqiptarë që kanë ndërtime dhe thuhet se janë dhe pjesë e disa bankave të nivelit të dytë pir vetëm në çështjen e terrorizmit mund të ndodhë ekstradimi dhe jo në rastet e tjera. Komunikimet janë nga të gjithë grupet dhe vijimi aktivitetit kriminal nuk ka të ndaluar, urdhrat dhe komunikimet vijojnë nga Dubai’, është shprehur ai.