Familjarët e 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës kanë hedhur dyshime të forta se mbi të mund të jetë ushtruar dhunë nga ana e efektivëve.
Kushëriri i Ilvi Metës, tha mbrëmjen e sotme në “Top Story”, tha se viktima kishte kaluar një operacion dhe vuante nga stomaku, pikërisht aty ku i janë gjetur shenja dhune.
“Ne kemi parë trupin, kur ka ardhur nga morgue, kemi parë shenja të dhunës në pjesën e bërrylave, brinjave dhe stomakut. Iliv ka kaluar operacion dhe vuante nga stomaku.
Në mes të stomakut kemi parë shenja dhune. I kemi të fotografuara, do të presim hetimet të kryen të thonë fjalët e tyre”, u shpreh kushëriri në “Top Story”.