Fundjava ju 'mbyll në shtëpi', meteorologia zbulon me çfarë moti nis java e ardhshme

Shqipëria

Fundjava ju 'mbyll në shtëpi', meteorologia zbulon me çfarë moti nis java e ardhshme

Më: 6 maj 2022 Në ora: 09:22
foto ilustrim

Sot moti do të jetë i ngrohtë, reshjet priten në pjesën e dytë të ditës. Priten rebeshe në qendër dhe në zonat lindore, ndërsa temperaturat luhaten nga 10-26 gradë celcius. Era do të jetë me drejtim kryesisht jugor gjatë ditës së sotme.

Për tre ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Nga e shtuna deri të hënën kemi fuqizim të herëpashershëm të vranësirave që do të sjellin reshje. Reshjet do të jenë afatshkurtra në të gjithë territorin shqiptar. Më problematike paraqitet dita e shtunë e cila do të ketë më shumë intervale me reshje sesa intervale me kthjellime dhe vranësira, ben me dije meteorologia Tanja Porja.

Ndërsa sot dhe ditën e diel kemi më shumë kthjellime dhe vranësira dhe kohë më të shkurtër me reshje.

Gjatë së dielës kemi mundësi të kemi reshje kryesisht në veri dhe shumë pak në qendër, ndërsa jugu pa reshje. Termometri mbetet në vlera mjaft të larta gjatë orëve të mëngjesit, jo më posht se 9 gradë celcius edhe në mesditë presim 27 apo 28 gradë celcius.

Pra edhe java e ardhshme nis me mot të paqëndrueshëm dhe reshje prezente në territorin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat