Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka prezantuar rezolutën në Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Bylykbashi: Më 24 korrik 2022 mbaron mandati i Presidentit. Kuvendi duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit. Tradita synon konsensusin politik. Në këto kushte Këshilli Kombëtar i PD verën se: Mazhoranca ka kapur pushtetet e pavarura përfshire atë të drejtësisë
Zgjedhja e presidentit ka rëndësi themelore për të balancuar pushtet. Zgjedhja e presidentit është një akti sovraniteti që nuk duhet të krijojë konflikt, por të synojë qeverisjen e popullit.
Zhveshje e presidentit nga kompetencat duke zvogëluar rolin e presidentit nuk pakëson rëndësinë e tij si kreut të shtetit.
Kushtetuta synon gjetjen e konsensusit mbi një figurë që bën bashkë të gjithë.
Procesi i zgjedhjes së Presidentit me konsensus është me rëndësi për stabilitetin
Mazhoranca po përpiqet të krijojë me proces fars duke u përpjekur të përcaktojë ajo
Me këto përpjekje mazhoranca po përpiqet të sajojë një konsernsus të rreme. PD e denoncon këtë.