Publicisti Agim Baçi ka folur mbi qëndimin e Partisë Socialiste për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Ai u pyet nga gazetari Zonja se përse është bërë një temë kaq e rëndësishme politike zgjedhja e Presidentit kur PS e zgjedh vetë lehtësisht duke qenë se i ka 71 vota.
Publicisti Agim Baçi tha se me debatin për Presidentin, Rama po tenton të nxjerr vëmendjen nga ekonomia. Sipas tij debatohet për Presidentin, por kjo gjë nuk i hy në punë fare, shumë qytetarëve shqiptarë sepse Presidenti nuk ka shumë gjëra në dorë.
Baçi: Zoti Rama tenton të bëjë të rëndësishme gjërat më të parëndësishme. Tenton të nxjerri vëmendjen nga ekonomia. Debatohet për presidentin, që nuk i hy në punë fare, shumë qytetarëve shqiptarë. Presidenti nuk ka shumë gjëra në dorë, do të thuash që do zgjedh një President që do të ketë vendime, do të ndryshojë qeverinë. Nuk ka asgjë është thuajse ceremonial. Kështu që ai e bën thjesht për shoë. Siç është dhe Kodi i ri i etikës, siç janë debatet e tjera, siç është dhe Presidenti duke e bërë sa më popullore.
Ai tha se qëndrimin e Ramës për zgjedhjen e Presidentit e sheh si tallje.
Baçi: Unë e kam konsideruar këtë si gjithë talljet e tjera. Por ai teston, teston dëshirat e publikut. Do të bëjë dhe dallimin e madh në kohën që opozita është brenda konfliktit të vet të madh, ai bën dallimin që unë konsultohem me qytetarët. Në fakt qytetarët janë të fundit që zoti Rama i ka pyetur në gjërat që do të bëjë.