Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, miratohet projekt-rezoluta për zgjedhjen e Presidentit

Shqipëria

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, miratohet projekt-rezoluta për zgjedhjen e Presidentit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:38
Pamje nga mbledhja

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, e para që kur anëtarët e këtij organi të rëndësishëm u zgjodhën në Kuvendin e 30 prillit.

Mbledhja konstituese u hap nga Bujar Kapexhiu, anëtar i këtij Këshilli, i cili lexoi edhe pikat e rendit të ditës, mes të cilave zgjedhja e kreut të Këshillit.

Kapexhiu: Për mua është kënaqësi dhe me detyrën për ta moderuar, prandaj falenderoj organizatorët dhe atë person që ka thënë për herë të parë emrin tim. Është kënaqësi, faleminderit. Ne të gjithë do të kalojmë nga suksesi në sukses dhe për këtë jemi mbledhur për të zgjedhur kryetarin e këshillit kombëtar. Miratimin e një rezolutë të PD mbi qëndrimin politik të saj sa i takon zgjedhjes së presidentit. Zgjedhjen sipas detyrimit të kryetarit të këshillit kombëtar. Sipas të dhënave nga sekretaria pjesëmarrës në këtë mbledhje janë 203 vetë. Kjo do të thotë se është plotësuar kuorumi dhe aftësia vendimarrëse e mbledhjes.

Më pas deputeti Oerd Bylykbashi paraqiti draft-rezolutën për miratim nga Këshilli mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, e cila u miratua me shumicë votash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat