Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar pasditen e sotme dokumentet për kandidimin si kryetar i Partisë Demokratike.
Deri tani është kandidat i vetëm në garë.
Kujtojmë se 7 maji është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave.
Edi Paloka është shpallur kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, anëtarët e të cilit u zgjodhën në Kuvendin e 30 Prillit, ku pati ndryshime të rëndësishme në statutin e PD.