Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se garancinë për të qeverisur më tutje nuk e japin punësimet në shtet.
Ai u shpreh se garancinë për të qëndruar e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet dhe komunikon ashtu sikurse duhet me njerëzit.
Edi Rama: Të garantojmë vazhdimësinë e PSA-së si forcë qeverisëse. Garancinë për të qeverisur më tutje nuk na e japin punësimet në shtet, e kam thënë këtë me mijëra herë, pavarësisht rezistencës së brendshme. Garancinë për të qëndruar na e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojmë dinjitet dhe komunikon ashtu sikurse duhet me njerëzit.
Anëtarësia jonë reale është 60-70 mijë, ndërsa votuesit tanë janë më shumë se 600-700 mijë. Prandaj PS në territor duhet të jetë partia e votuesve tanë. Këtë duhet ta kuptojmë para se të përfundojmë si kundërshtarët tanë që e kanë kthyer partinë aty ku janë sot.