Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme në të gjithë vendin do të zhvillohet një protestë e heshtura me moton “stop vrasjes në komisariate”.
Kjo protestë e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit vjen pas vdekjes së të riut në komisariatin e policisë në Kavajë.
“Ne orën 20.00 pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin do të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”.
Në Tiranë qirinjtë do të ndizen tek Kryeministria, po në orën 20.00”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.