Një avion i nisur sot nga Aeroporti Rinas i Tiranës është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Pamjet i ka shpërndarë gazetari Venhar Isufi, i cili ka bërë të ditur se aeroplani tashme është kthyer i sigurt në Aeroportin e Tiranës.
“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qenë edhe nipi Aid F. Musliu, i cili edhe ma dërgoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmirësisht, ani pse një numër i madh i udhëtarëve kanë qenë në aeroplan, ky aksident ka kaluar pa dëme në njerëz.
Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qenë tronditës”, ka thënë ai.