Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, është kundërshtari i vetëm i Berishës deri më tani për marrjen e këtij posti.
Në një deklaratë për media ditën e sotme, ai u shpreh se kandidimin e sheh si një detyrim për tu përballur me fenomenet negative anti-demokratike dhe se do të paraqesë një platform përmbledhëse për të nxjerrë Partinë Demokratike nga kriza.
Elezi tha se i kërkon ‘Rithemelimit’ që të largojë nga komisioni i organizimit dhe kontrollit elektoral të kryetares Albana Vokshi dhe anëtarit Eno Bozo dhe të kryejë takime elektorale të përbashkëta.
“E konsideroj të hapur fushatën elektorale nga ky moment që e quaj veten si kandidat për kryetar. Kuvendi i 11 dhjetori ishte për rrëzimin e modelit anti-demokratik Basha dhe ndërtimin e një modeli të ri mbështetur në parimet themelore demokratike. Konstatoj se premtimet e foltores u shkelën duke kryer një akt tradhëtie ndaj kuvendit të 11 dhjetorit. Kandidimin tim e shoh si një detyrim për tu përballur me fenomene negative anti-demokratike që po na rrënojnë çdo ditë. Si zgjidhje e kësaj situate do të mundohem të paraqes një platformë të thjeshtë dhe konkluduese që do ta nxjerrë PD nga kriza. Do të mbështetet në dy pika. Hapja e një procesi të gjerë debati për të rikthyer besimin që është humbur ndër vitë. Krjimi i një force politike si një model vërtetë i respektimit të parimeve themelore demokratike do të ishte hapi i parë. Kthimi nga një shoqëri e hallakatur në një shoqëri të përmbledhur rreth një boshti të vlerave morale, është e vetmja rrugë që mund ta qoje PD-në në fitore. Unë ju oftoj një rrugë të re me figura të reja politike që japin shpresë për të ardhmen e PD-së. Kjo nuk është një garë e barabartë por e vështirë por me mbështetjen tuaj mund t’ja dalim.
Kërkesë Rithemelimit për dakordësi:
Largimin nga komisioni i organizimit dhe kontrollit elektoral të kryetares Albana Vokshi dhe anëtarit Eno Bozo.
Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta”