Kliton Gërxhani kryetar i Shoqata Shqiptare të Turoperatorëve ishte i ftuar në ORA TV për të folur për turizmin në Shqipëri.
Përsa i përket debatit nëse turistët rus duhet të lejohen të hyjnë në Shqipëri ose jo (masë kjo që mund të ndërmerret në kuadër të thirrjes që bëri presidenti i Ukrainës gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Shqipërisë), Gërxhani tha se rusët përbëjnë një treg të vogël. Sipas tij ky është një vendim i miksuar me profil turistik, është politik por është dhe strategjik.
"Unë mendoj që po të respektohej kjo thirrje që u bë nga presidenti ukrainas për një bllokim të këtij viti nuk do të ishte ndonjë tragjedi", tha ai.
Gërxhani: Nuk është se është një treg që ka një pjesë të madhe të tortës. Është një treg i vogël, më i vogël se tregu Ukrainas le të themi. Është një treg që pati një rritje në kohën e pandemisë pasi nuk pati ardhje të turistëve të tjerë dhe këto patën më pak probleme me vaksinimin. Por është treg shumë më pak i rëndësishëm sesa tregu i Europës Lindore dhe Qëndrore që kemi patur gjatë këtyre viteve në turizmin e plazhit. Ky është një vendim i miksuar me profil turistik, është politik por është dhe strategjik. Unë mendoj që po të respektohej kjo thirrje që u bë nga presidenti ukrainas për një bllokim të këtij viti nuk do të ishte ndonjë tragjedi për ne nëse ne do të kishim benefite të tjera, sikur dhe politike.