Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka atakuar maxhorancën qeverisëse në lidhje me menaxhimin e fondeve të AZHBR-së.
Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi shkruan se ministria e Bujqësisë ka shpërdoruar fondet e BE-së, duke ia dhënë përmes AZHBR-së projekteve klienteliste.
Në mbështetje të kësaj akuze, Kryemadhi ka publikuar një foto nga sera pranë inceneratorit në Tiranës.
“Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë”, shkruan Kryemadhi.
Postimi i plotë:
Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR.
I tillë është edhe kjo serë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë.
Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane.