Në disa zona të qarkut të Korçës kanë rënë reshje të dendura breshëri, duke dëmtuar të mbjellat në fshatin Boshanj.
Reshjet e breshërit kanë vazhduar prej rreth një ore.
Duke dëmtuar sipërfaqet e mbjella me grurë, tërshërë dhe kopshtet me fasule, domate, qepë dhe speca.
Banorët janë të shqetësuar për rrugën e fshatit, që u dëmtua akoma edhe më shumë nga reshjet e sotme, çka sjell vështirësi për ta.