Një person ka humbur jetë në Pogradec pasditen e sotme.
Policia bën me dije se rreth orës 19:00, dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.