Baerbock: Të fillojmë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Baerbock: Të fillojmë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:12
Annalene Baerbock

Në këto kohë të vështira, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitikës.

Kështu  deklaroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalene Baerbock në Twitter.

”Ne duhet të mbajmë premtimet tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi ajo.

Aktualisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë statusin e vendeve kandidate,por data për fillimin negociatave ende nuk caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat