Mundja cilësohet sport burrëror.
Laureta Rama e ka thyer këtë tabu në Shqipëri.
“Kështu që unë e kam thyer këtë tabu pasi jam femra e parë që i kam dal për zot këtij sporti burrëror, dhe më vjen shumë keq që gjithçka mbaroi këtu.”
Kupa tradicionale e mundjes së lirë mblodhi në Gollobordë qindra persona, mes të cilëve edhe profesionistë.
25 çifte mundësish, mes të cilëve edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut matën forcat në fshatit Ostren.
Fitues u shpall Arjan Dani, 26 vjeç, i cili përveç kupës mori edhe dashin që i takon sipas traditës.
“ I bëj thirrje rinisë ta vazhdojnë sportin e mundjes sepse të mban të fortë gjithmonë”
Bashkia e Bulqizës e mbështet me synim promovimin e zonës.
‘Që në fillimin punës tonë jemi përpjekur dhe u kemi qëndruar pranë mundësve si dhe me sponsorizimin e aktiviteteve të ndryshme.”
Kupa e mundjes së lirë në Gollobordë ka si qëllim të bëjë bashkë njerëzit që veç miqësisë shijojnë gatimet e bukuritë e zonës.