Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se do të vijojnë të presin opozitën deri në përfundim të raundit të tretë.
“Ne do të vazhdojmë të presim , ne nuk do të publikojmë emra deri të dielën në 16:00, sepse kështu kemi rënë dakort deri në raundin e tretë.”-tha Balla.
Nga ana tjetër kreu i grupit të socialistëve ka thënë se nuk do të pranojnë variantin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj.
“Nuk e gjej me vend që PD, sic u informova nga ju të ketë marrë vendimin që vazhdojnë të insistojnë te variant i z.Alibeaj që përdoret për avokatin e popullit, nuk do ta pranojmë.”
Balla ka njoftuar se është në bisedime me dy grupet e tjera parlamentare dhe dialogu do të vazhdojë deri në përfundim të procesit.
Gjithashtu ai shtoi të gjithë deputeëtët duhet të marrin pjesë në votimin e Presidentit të ri të vendit.