Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi përplasjet që morën vëmendjen e opinionin publik mes tij dhe Armand Dukës.
Ne nje interviste për “Kjo Jave” në News24, Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk e sheh Dukën si armik, por qëllimi i tij ishte të jepte një mesazh që zgjedhjet nuk mund të vidhen.
“Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë., Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon.
Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht , unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet , ato të mos vidhet”, tha Veliaj.