Partia Socialiste ka propozuar 4 qershorin, të shtunën, raundin e katërt për presidentin.
“Rendi i ditës së miratuar në fillim të kësaj mbledhje ka qenë caktimi i raundit të katërt për votimin e Presidentit të Republikës.
Unë propozoj që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00.
Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022”, tha Balla.