Parakalimet e gabuara, policia: Pas manovrës kaloni në anën e djathë, ose do gjobiteni

Shqipëria

Parakalimet e gabuara, policia: Pas manovrës kaloni në anën e djathë, ose do gjobiteni

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, kryesisht janë parakalimet e gabuara.

Policia rikujton shoferët që pas manovrës së parakalimit, duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë.

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat