Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar ditën e sotme se në operacionin e riatdhesimit të shqiptarëve nga kampet e “ferrit” në Siri, që u finalizua pak ditë më parë ishin parashikuar të kthehej në vendin tonë një avion i tërë.
Ai u shpreh në ABC se shumë prej tyre kanë refuzuar të kthehen në Shqipëri për arsye të ndryshme. Karamuço deklaroi se disa prej tyre madje kanë edhe sëmundje ngjitëse të lëkurës.
“Disa gjëra dalin me vonesë, sepse ka qenë shumë sekret. Është udhëhequr nga inteligjenca amerikane. U vendos fillimisht Prishtina, sepse është pistë e veçantë që të ruhet sekreti i fluturimeve… Avionë me fonde të taksapaguesve amerikane.
Në dy raste efektivë të anti-terrorit në Kosovë kanë pasur momente kur mund të rrezikonin jetën seriozisht. Nga ky operacion e në vijim, duhet ta ndjekim vetë. Kapacitet i kemi, këtë na e ka lehtësuar si procedurë SHBA. Nuk duhet të mbetet kaq.”
Riatdhesimi i 13 shqiptarëve u bë më 28 Maj gjatë një operacioni të finalizuar nga Drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët nga Kosova.