Drejtori i policisë, Gledis Nano vizitë në SHBA! Takon zyrtar të lartë të agjencive ligjzbatuese: Synojmë rritjen e bashkëpunimit

Shqipëria

Drejtori i policisë, Gledis Nano vizitë në SHBA! Takon zyrtar të lartë të agjencive ligjzbatuese: Synojmë rritjen e bashkëpunimit

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 19:54
Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar në SHBA në kuadër të një vizite pune disaditore.

Ai udhëtoi drejt Uashingtonit me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në ditën e parë të qëndrimit, Nano u takua me ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, znj. Floreta Faber.

Gledis Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Qëllimi i takimeve që Nano po zhvillon me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat