Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj është kandidati i Partisë Socialiste për postin e Presidentit të vendit.
Gjatë deklaratës së mbajtur në media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama zbuloi dhe arsyet e zgjedhjes së gjeneral Begaj si kandidatin për postin e kreut të shtetit.
Rama theksoi se edhe pse nuk ishte kandidatura e tij, Gjeneral Bajram Begaj është shëmbëlltyra e asaj qytetarie dhe normaliteti që ka nevojë posti i Presidentit të vendit.
“Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti e asaj qytetarie, e atij sensi ndaj shërbimit të njerëzve që ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS.
Unë nuk kam qenë një nga propozuesit. Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nga Sekretari i Përgjithshëm u zhgënjyen pozitivisht”, tha Rama.