Zjarr në jug të ishullit të Sazanit/ Niko Peleshi: Kemi shuar flakët, situata nën kontroll

Shqipëria

Zjarr në jug të ishullit të Sazanit/ Niko Peleshi: Kemi shuar flakët, situata nën kontroll

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se është vendosur nën kontroll një vatër zjarri e krijuar në jug të Sazanit.

Sipas ministrit, efektivë të anijes së gatshme dhe të ruajtjes së Qendrës së Vëzhgimit  Detar kanë shuar flakët që dyshohet se mund të jenë vendosur nga turistë.

“Vihet nën kontroll një vatër zjarri e konstatuar rreth orës 20:00, në jug të Sazanit.  Efektivë të anijes së gatshme dhe të ruajtjes së Qendrës së Vëzhgimit  Detar shkuan menjëherë për të shuar flakët që dyshohet se mund të jenë vendosur nga turistë.

Aktualisht është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar edhe pjesën e mbetur. Në drejtim të Sazanit kanë shkuar edhe efektivët e bazës së Pashalimanit të imbarkuar në anijen P134”, shkruan Peleshi në rrjetin social në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat