Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike në votimet e zhvilluara ditën e sotme në Këshillin Kombëtar. Ai ka marrë 157 vota përballë Arben Ristanit i cili mori vetëm 54 vota.
Një garë më e ngushtë ishte për postin e nënkryetarëve, të cilën e fituan deputetët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Boçi mori 123 vota ndërsa Bylykbashi mori 107 vota.
Ndërkohë dy kandidatët e tjerë për postin e nënkryetarit ishin Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj të cilët morën respektivisht 92 dhe 73 vota.
“Keni ndjekur live votimin dhe numërimin. Ka qenë edhe më transparente se herën tjetër, pasi edhe renditja e votave për sekretariatet shfaqej në ekran” – tha Vokshi.
Sekretar Përgjithshëm
Flamur Noka 57 vota
Arben Ristani 54 vota
Nënkryetarët
Luçiano Boçi 123 vota
Oerd Bylykbashi 107 vota
Belind Këlliçi 92 vota
Agron Shehaj 73 vota