Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur këtë të premte që si emër për President të ardhshëm të Republikës të propozojë Gjeneral Majorin Bajram Begaj.
Gazeta Shqiptare ka mundur të zbulojë edhe 6 emrat e kandidatëve të listës finale të mazhorancës për zgjedhjen e Presidentit të ri, të cilët nuk arritën të zgjidhen në garën me zyrtarin e lartë ushtarak.
Përveç Bajram Begajt, i cili ishte zgjedhja e PS-së, në garë ishin dhe Ina Rama, Majlinda Bregu, Pëllumb Xhufin, Kozeta Sevranin dhe Ardian Dvorani.
Cilët ishin 5 kandidatët e tjerë, që nuk mundën të nominoheshin?
Ina Rama
Majlinda Bregu
Ardian Dvorani
Pëllumb Xhufi
Kozeta Sevrani
Mes këtyre emrave, në listën finale prej 3 kandidatësh, mësohet se ishin Bajram Begaj, Ardian Dvorani dhe Kozeta Sevrani. Prej tyre, socialistët vendosën që të propozojnë Bajram Begajn.
Kryeministri Edi Rama njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se mazhoranca propozoi emrin e Bajram Begës për të marrë postin e Presidentit të ri.
Menjëherë pas njoftimit të kreut të qeverisë, ka reaguar dhe Bajram Begaj i cili ka pranuar propozimin e Ramës.