Bajram Begaj zgjedhet president i Shqipërisë

Shqipëria

Bajram Begaj zgjedhet president i Shqipërisë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 18:29 Përditësuar në ora: 20:20 më 04.06.2022
Bajram Begaj

​Meta uron presidentin e ri të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

‘Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, Bajram Begaj”, ka shkruar Meta, derisa ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Ai më herët ka nënshkruar dekretin me të cilin Begaj lirohet nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës.

Begaj presidenti ri/ Rama: Arritëm objektivin, i dhamë vendit një kryetar shteti normal

“I dhamë vendit një president normal”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pasi Bajram Begaj u zgjodh si President i Republikës me 78 vota pro në Kuvend.

Pas përfundimit të seancës plenare, Rama u shpreh se PS arriti qëllimin për emërimin e një presidenti të denjë në krye të shtetit. Ai tha se nuk ka rëndësi nga kush u votua, por u vërtetua se PS është për Shqipërinë dhe jo për veten.

Rama: Besoj se kemi arritur objektivin që kemi pasur që në krye të herës. Të gjitha reagimet flasin për ketë, përjashtuar ndonjë reagim palidhje të hapësirës politike. I kemi dhënë Shqipërisë një president normal dhe figurë të pakontestueshme në aspektin e humanizmit dhe përkushtimin për vendin.

Nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik, rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme që PS është këtu për Shqipërinë jo për veten, në interes të vendit dhe gjithë shqiptarëve.

​Bajram Begaj zgjedhet president i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Bajram Begajn president të Shqipërisë.

Begaj ishte propozuar dje si kandidat për president nga Partia Socialiste dhe në seancën e Kuvendit është zgjedhur si president me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Ai pritet ta marrë detyrën më 24 korrik.

Procesi i votimit u bojkotua nga një numër i deputetëve të opozitës, në krye me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideroi se si gjatë procesit, ashtu edhe vet kandidati është shkelur kushtetutën.

Mbyllet votimi për Presidentin/ Nga 103 deputetë, morën pjesë 83

Ka përfunduar procesi i votimit në Parlament për Presidentin e ri. Nga 103 deputetë që ishin fillimisht të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 83 prej tyre.

Kjo pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe depuetetët e Komisionit të Rithemelimit nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka prezantuar raportin, duke thënë ndër të tjera se Bajram Begaj i plotëson të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Ndërkohë, Sali Berisha ka kërkuar fjalen, por procedura nuk e lejon.

Te pranishëm ne Kuvend jane 103 deputete.

Berisha dhe të besuarit e tij bojkotojnë votimit e Presidentit: Po shkelet Kushtetuta, Shefi i Shtabit nuk kandidon dot

Sali Berisha dhe të besuarit e tij në PD dolën jashtë Kuvendit sapo nisi procesi I votimit për emrin e Bajram Begajt në raundin e katërt të votimit të Presidentit.

Berisha kërkoi fjalën për procedure, por Lindita Nikolla nuk e pranoi një gjë të tillë. Më pas teksa doli jashtë Kuvendit, Berisha tha për mediat se kandidatura e Bajram Begajt është shkelje e hapur e Kushtetutes pasi sipas tij një Shef Shtabi i Ushtrisë nuk mund të kandidojë për President.

Në parlamentin e Shqiperisë po kryhet një dhunim i shemtuar i Kushtetues së vendit, një akt anti-Kushtetues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutes për President Republike, njeriu që kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në karrigen e kreut të shtetit duke shkelur në mënyrën më të hapur nënin 167 të Kushtetutes, sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emerohet në organe apo pushtete të tjera përvec detyrave të ushtrisë.Ai kandidon për President si Shef i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Dorëheqja e tij ka zero vlerë, sepse për ushtarakun, miratimi dhe lirimi nga detyra bëhet nga komandanti I përgjithshëm. Akti I tij I dorëheqjes është tërësisht I pavlerë.

Berisha shtoi se formula për kalimin e Shefit të Shtabit në Presidencë ndodh vetëm në grushte shteti dhe Junta ushtarake.

Në historine e botës së lirë ju nuk do të gjeni kurrë një person që kalon nga Shefi I Shtabit të Përgjithshëm në President të vendit. Kjo mund të ndodhe vetëm në Junta, në puce apo grushte shteti.Kjo procedurë është shumë e rrezikshme për shtetin.Flitet se Edi rama është korruptuar më pronat e ushtrisë, por në rastet e tjera një Shef Shtabi mund të marrë peng kryeministrin e një vendi dhe të uzurpojë përmes këtij precedent, kreun e shtetit. Kjo gjë po ndodh për herë të parë në narkoshtetin shqiptar.

Pyetjes se cili ishte komenti i tij mbi vizitën e Bajram Begajt në Pentagon pak ditë më parë, Berisha iu përgjigj se kjo nuk do të thotë asgjë duke marrë shembullin e Saimir Tahirit.

Vizita në SHBA e Bajram Begajt nuk do të thotë asgjë. Kemi precedent saimir Tahirin, edhe ai vizitoi Departamentin e Shtetit”.

Presidenti i ri/ Berisha lë Parlamentin: Bajram Begaj e nisi udhën në detyrën e tij duke shkelmuar Kushtetutën

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar antikushtetuese procesin që u zhvillua për votimin e Presidentit në Parlament.

Berisha u largua nga Parlamenti, dhe në nëj prononcim për mediat, u shpreh se Bajram Begaj e nis udhën e tij në krye të shtetit në shkelje të Kushtetutës.

“Sot, në Parlamentin e Shqipërisë, po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit, një akt antikushtetues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutës, për President Republike, njeriu që kalon nga karrigia e shefit të shtabit të FA-së në karrigen e Kreut të Shtetit duke shkelur në mënyrën më të hapur, nenin 167 të Kushtetutës, nen i cili, sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet as nuk mund të zgjidhet në organe apo pushtete të tjera përveç detyrave të usghtrisë. Kandidati që votohet sot, nis udhën e tij duke shkelmuar me këmbët Kushtetutën. Pasi ai kandidon për President si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare. Pretendimi se ai dha dorëheqjen, ka zero vlerë” – tha Berisha.

Mblidhen 103 deputetë në Kuvend për presidentin e ri. Kush janë deputetët e opozitës (Emrat)

Parlamenti voton sot kandidaturën e Bajram Begajt për President të Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka prezantuar raportin, duke thënë ndër të tjera se Bajram Begaj i plotëson të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Ndërkohë, Sali Berisha ka kërkuar fjalen, por i është mohuar nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Te pranishëm ne Kuvend jane 103 deputete.

Nga opozita te pranishëm jane: 

Luciano Boçi, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferraj, Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Belind Kelliçi, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Monika Kryemadhi, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Kasem Mahmutaj, Petrit Vasili, Vangjel Dule, Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu, Mensila Doda, Agron Duka, Luan Baçi, Dashamir Shehi, Isuf Çela, Nusret Abdullai.

I pranishem ishte edhe vete Begaj, i cili u propozua një ditë më parë nga Grupi Parlamentar i PS për të qenë në postin e Kreut të Shtetit.

Kujtojmë që sot gjatë pasdites, Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat