U zgjodh president, Borrell uron Begajn: Do punojmë së bashku për një marrëdhënie të sigurt me Shqipërinë

Shqipëria

U zgjodh president, Borrell uron Begajn: Do punojmë së bashku për një marrëdhënie të sigurt me Shqipërinë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 20:42
Josef Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar, Bajram Begajn për detyrën e presidentit, të cilën e mori me 78 vota pro.

Ky është urimi i parë për Begajn që vjen nga  radhët e ndërkombëtarëve.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Borrell shkruan: Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat